“Të shkarkosh trajnerin kushton para”, Shaland e “fle mendjen” te Kosova

Kosova kishte një mundësi të artë në Ligën e Kombeve për të shkruajtur historinë, duke u kualifikuar në Europianin e 2021. Megjithatë djemtë e përfaqësueses së dardanëve u mposhtën në gjysëmfinale të këtij kompeticioni ndaj Maqedonisë së Veriut, fjë e cila acaroi shumë tifozët në mbarë trevat shqiptare. Teksa shumë lojtarë u akuzuan për joprofesionalizëm, trajneri zviceran i Kosovës, Challandes qëndroi i palëkundur në pozicionin e tij.

Pas gati 4 muajsh, që nga elemimini i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, duket se Challandes “e ka fjetur mendjen” se do të vazhdojë të jetë trajneri i dardanëve. Në një prononcim për mediat zvicerane u shpreh se është mjaft e kushtueshme nga ana ekonomike për një klub apo Kombëtare të shkarkojë një trajner, sidomos në një kohë pandemie.

“Të shkarkosh një trajner kushton para, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Padyshim që pandemia luan rol të rëndësishëm në arkat e klubeve. Trajnerët po punojnë mirë dhe për këtë arsye nuk ka motivim sportive për të ndryshuar” u shpreh Challandes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online