“Trupi i Mbappe ka ndryshuar shumë në 2023”! Gazetari francez i frikëson te Real Madridi: Nuk është më i njëjti, ai lojtar nuk ekziston

Reali i drejtuar nga presidenti Florentino Perez nuk hoqi dorë kurrë nga Mbappe dhe në fund luftoi për nënshkrimin e francezit. Pas Euros, ku nuk shkëlqeu vetëm me një gol dhe u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, Mbappe do të prezantohet si lojtar i ri i Realit dhe kjo duhet të jetë javën e ardhshme.

Ylli francez është shumë i emocionuar për arritjen në Real Madrid dhe klubi që ka 15 tituj rekord të Ligës së Kampionëve është gjithashtu i kënaqur me nënshkrimin e tij. Megjithatë, ka shumë në PSG që shpresojnë se Mbappe nuk do të ketë sukses.

Askush në Madrid nuk kujdeset për atë që tha gazetari francez Daniel Rolo, i cili beson se Mbappe nuk është një lojtar aq i mirë sa më parë dhe se shumëçka ka ndryshuar në lojën e tij në vitin e kaluar.

“Për të folur për Mbappen në vitin 2023, duhet të përmendim se çfarë i ndodhi me PSG-në. Masakër psikike dhe mendore. Nuk mund të them nëse do të mund të kthehet në rrugën e duhur, nuk e di. Mendoj se trupi i tij ka ndryshuar shumë, dhe jo për mirë, në krahasim me kohën kur ai ishte shumë i shpejtë, por ai lojtar nuk ekziston më, bëri një mënyrë jetese të mjerueshme, nuk fokusohet më në futboll, ndaloi stërvitjen”, tha Daniel Riolo, gazetar i RMC Sport. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/