“Troppo bello”! Futbolli shihet vetëm kur nuk luajnë shqiptarët, Kryeministri lë në harresë suksesin në Europë

Të parët për të huajt dhe të fundit për vendin tonë. Sigurisht, këta jemi ne! Kryeministri Edi Rama ishte një prej personave të parë që publikonte fotografitë nga festa e Italisë pasi kalonte fazën në Europian me rrugëtimin drejt finales, madje ndoshta edhe më shpejtë sesa vetë Federata e Futbollit në vendin fqinj. Thuajse e njëjta situatë paraqitet edhe kur luan Juventusi në “Champions League” pasi merr rezultate pozitive që ndezin tifozët bardhezinjë në ndeshje të mëdha.

Por sa herë që flitet për sukses të futbollit shqiptar, çuditërisht nuk ka asnjë përshkrim nga ana e Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Ky sport është një hallkë e lidhur zinxhir me ekonominë e vendit dhe është thuajse e pamundur që të shohësh një shtet të varfër që ka ecuri mbreslënëse në futboll.   Dita e sotme ishte për t’u mbajtur shënim në historinë tonë. Jo vetëm që tre ekipe shqiptare janë kualifikuar për në fazën e dytë të një turneu europian, por ndryshe nga sezoni i shkuar është zhvilluar edhe futbolli spektakolar. Partizani, Vllaznia dhe Laçi kanë qenë të gjitha në sulm për të prishur rehatinë mbrojtjes kundërshtare, ndryshe nga historia e sezonit që kaloi ku arritja e rezultatit bëhej nëpërmjet futbollit mbrojtës dhe ndihmës së fatit.

Sigurisht që bëhet fjalë për “Conference League” dhe jo “Europa League”, për këtë jemi të ndërgjegjshëm. Por po aq të ndërgjegjshëm jemi se bëhet fjalë për rivalë nga Moldavia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Në çfarë fushe tjetër Shqipëria mund t’i lërë njëkohësisht këto shtete pas vetes? Vështirë të gjendet!

Thuajse çdo arritje “e vogël” në politikë “shitet me çmim të shtrenjtë”, por një sukses në futboll nuk shihet e arsyeshme që të dali fare në treg. Madje as kur bëhet fjalë për ekipin ku menaxhon punën vëllai i tij, Olsi Rama, me Partizanin që arriti fitoren spektakolare ndaj Sfintul Gheorge. Pra nuk bëhet fjalë për mos njohurinë mbi zhvillimin e këtyre ndeshjeve, por edhe njëherë herë tjetër lihet në harresën e madhe ky sport në vendin tonë ashtu si ndodhi edhe në periudhën e COVID me pagesat e padhëna ndaj futbollistëve pasi kishte të tjera prioritete.

Menjëherë pas suksesit të Italisë në faqen zyrtare të Kryeministrit mund të gjeje fjalë të marra nga Michael Jordan, por harrohen të tjera që janë edhe më bazike: “Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi”. Këta ambasadorë kanë hedhur hapin e parë drejt suksesit dhe për këtë arsye meritojnë mbështetjen e plotë për t’u ndierë të vlerësuar për punën e bërë. Megjithatë duke parë edhe historitë e ndodhura me Kombëtaren, me siguri që pritet për skuadrën që mund të ketë fatin për të shkuar në grupet e “Conference League” dhe kështu mund të vijë postimi i parë në lidhje me këtë aventurë, pasi ka më tepër ndjeshmëri në publik.

Çështje llogarish dhe kalkulimesh, pak ndjesi për suksesin në vetvete! Gjithsesi pavarësisht kësaj harrese, në gjuhën e futbollit që flet Kryeminstri i Shqipërisë, tre ekipet që kalojnë në turin e dytë në “Conference League” nga tre të mundshmet dhe të tre këto skuadra që luajnë futbollin sulmues, në Itali do të komentohej me këto dy fjalë: “Troppo Bello”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online