“Tropoja, shqiptarët e këqinj…prandaj Duka ka rritur imazhin e Shqipërisë”! Ibrahimi tregon problemin e futbollit shqiptar: Njerëzit që rrijnë afër presidentëve

Agim Ibrahimi ishte një prej futbollistëve shqiptarë që bëri një karrierë të madhe në Europë. Ky lojtar përfaqësonte Maqedoninë e Veriut, por teksa ishte i ftuar në “Soccer Talk Podcast” që drejtohet nga Skënder Gega, tregoi pengun e madh e të mos veshurit fanellën kuqezi.

“Ne jo se nuk kemi pasur njerëz që na kanë shtyrë drejt Shqipërisë, bëhet fjalë për vitet 2003. Por ishin menaxherët e asaj kohe që donin të na dërgonin. Nuk e di sesi ka ndeshje kam bërë kundër Shqipërisë të moshave. Unë shkova bëra punën time si profesionist te Maqedonia e Veriut. Si fëmijë, ne nga Tetova e kemi pikë të dobët Shqipërinë. Është e qartë që për mua ishte ëndërr, por më pas bisedat janë ndryshe. Uroj që të bëhet djali një futbollist i njohur dhe të vishet kuqezi.

“Futbolli shqiptar? Unë mendoj se është në rrugën e duhur të përparimit. Unë mendoj se në këto vitet e fundit, Armand Duka po bën një punë shumë të mirë. I ka kapur shumë mirë strukturat se çfarë duhet. E para është lobimi. Ti mund të kesh super lojtarë, super veshje, nëse nuk di ta shesësh, është e kot. Duka ka bërë një PR shumë të mirë. Situata ka qenë e vështirë deri para finales së Conference League që u mbajt në Tiranë. Unë kam pasur fati të takoj shumë personazhe të fort të UEFA-s në Tiranë, ishin shumë skeptik, e them me bindje. Se të gjithë filmat në Hollyëood nxjerrin shqiptarët e këqinj, Tropoja, ajo, kjo…

Më thirrnin në telefon kur vinin në Shqipëri dhe habiteshin sesa mirë ishte, se janë rritur me lajme të këqija për Shqipërinë. Ka dhe një gjë tjetër si problem te futbolli shqiptar, njerëzit që rrijnë presidentëve. Se tani janë rritur shumë shanset, një ndeshje të fitosh pasi del kampion dhe i afrohesh shumë grupeve të Conference League”, tha Ibrahimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online