Tronditje pas 12 golave të shënuara, Bayerni i Mynihut ndalohet nga bomba 500 kg e Luf.tës së Dytë Botërore

Bayerni i Mynihut nuk tregoi aspak mëshirë në mbrëmjen e djeshme. Ekipi i drejtuar nga Nagelsman fitoi në shifrat 0-12 kundër skuadrës amatore të Bremen në Kupë. Sipas planit të gjigandëve gjerman, udhëtimi në shtëpi do të vinte menjëherë pas përfundimit të takimit.

Fluturimi i tyre u shty për shkak të një bombe që është gjetur në aeroport. Shumëkush solli ndërmend edhe një sulm të mundshëm terr.orist, por shpjegimi mbërriti nga stafi i aeroportit të Bremenit. Bëhej fjalë për një bom.bë nga Lufta e Dytë Botërore me peshë 500 kg që ishte gjetur pranë aeroportit.

Për këtë arsye te Bayern duhet të gjenin strehimin për të kaluar mbrëmjen dhe stafi i aeroportit u premtoi se gjithçka do të zgjidhej për ditën e sotme, që të niseshin në mëngjes. Megjithatë procesi i çaktivizimit të bomb.ës ishte delikat dhe zgjati më shumë, ku bavarezët do të largoheshin për në shtëpi vetëm rreth orës 14:00. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online