Një lajm i hidhur ka ardhur për sportin në Shqipëri pasi është ndarë para kohe nga jeta legjenda e basketbollit shqiptar, Arben Fagu. Si trajneri dhe specialist, Fagu ka drejtuar Kombëtaren Shqiptare dhe ka dhënë kontribut si pedagog në Universitetin e Sporteve.
Lajmi për ndarjen nga jeta erdhi në mëngjesin e kësaj të premte në moshën 65-vjeçare, atje ku nuk e fitoi dot betejën më të rëndësishme për të përballuar sëmundjen e rëndë. Në dhjetor do t’I nënshtrohej edhe ndërhyrjes kirurgjikale, por figura e shquar e Partizanit si lojtar dhe trajner mbylli sytë përgjithmonë. /Sport Ekspres/