“Përse nuk e aktivizuar Bejlin”? Murinjo i ul vlerën uellsianit, bën xhiron e rrjetit me përgjigjen epike

Derbi i Londërs mes Totenhemit dhe Çelsit ka përfunduar me fitoren minimale 0-1 të këtyre të fundit. Tuhel ka nisur mbarë punën e tij te blutë e Londrës, ndërsa Murinjo ka marrë tashmë humbjen e tretë radhazi. Por portugezi ka bërë atë që di të bëjë më mirë në intervistën pas ndeshjes, të tërheqë vëmendjen me deklaratat e tij.

“Përse nuk e aktivizuar Bejlin”, ishte një pyetje e shtruar nga një prej gazetarëve, që në fund ka marrë një reagim epik nga “special one”. “Pyetje e mirë por ti nuk e meriton një përgjigje”, është shprehur Murinjo. Një përgjigje kjo që ul disi vlerën e futbollistit uellsian, por që menjëherë ka bërë xhiron e rrjetit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online