Tronditi portën e Tiranës në pjesën e parë, Emiliano Vila shuan kureshtjen për dedikimin e golit

Pjesa e parë mes Teutës dhe Tiranës ka folur për vendasit, të cilët udhëheqin me shifrat 1-0. Ishte pikërisht Emiliano Vila i cili vendosi gjithçka në 45 minutat e para të takimit. Një krosim i Lorenco Vilas në zonë do të shfrytëzohej më së miri nga Emiliano Vila, që në minutën e 27 d otë trondiste portën e Tiranës me golin e tij. Gjatë festimit ka shkuar drejt pankinës dhe me vështrimin nga tribuna nënkupton se dikujt ia dedikonte atë realizim.

Në një prononcim në pushimin e ndeshjes, Vila ka shuar kureshtjen për “Supersport”, teksa zbulon se ia dedikon golin presidentit, i cili përpara fillimit të ndeshjes i kishte parashikuar se lojtari do të gjente rrugën e rrjetës. “Dedikimi i golit? Normale që ishte për presidentin. Më tha para ndeshjes: “Do bësh gol”, kështu që ishte një dedikim i veçantë për të”, ka thënë Emiliano Vila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online