Në momentin më delikat të sezonit, Partizani merr një goditje të rëndë, sepse është dëmtuar keq Lukas Kardozos. Fillimisht nuk u duk dëmtim serioz, por tani mësohet se braziliani që ka këputur ligamentin e gjurit dhe do të qëndrojë gjashtë muaj jashtë fushave.
Sulmuesi u dëmtua vetëm pak sekonda pas startit të sfidës ndaj Skënderbeut dhe megjithëse provoi të qëndronte në lojë, disa çaste më pas u largua nga fusha me barrelë. Vizitat mjekësore konfirmuan dëmtimin e rëndë në ligamentin e gjurit dhe faktin që lojtari po mendon t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale jashtë Shqipërisë..
Dëmtimi i brazilianit është i ngjashëm me atë të mbrojtësit Arbnor Fejzullahi, që u dëmtua në fillim të tetorit të kaluar.
Një humbje e madhe për të kuqtë, sepse braziliani pritet të rikthehet në vjeshtë dhe është ndër investimet madhore në janar.