Tronditet Boka, dy lojtarë akuzohen për agresion me thika

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm te Boka Zhuniors në Argjentinë, Eduin Kardona e Uilmar Barrios, do të gjykohen me akuzën e agresionit dhe kërcënimit me thika të dy femrave.

Sipas femrave që akuzojnë dy lojtarët, “ata i mbajtën me dhunë në një apartament në 13 janar”. Femrat ishin parukiere dhe kishin shkuar te shtëpia e njërit prej lojtarëve pas një telefonate, ku u kërkohej që t’u prisnin flokët futbollistëve.

Kardona hedh poshtë akuzat: “Jam i lënduar dhe i trishtuar nga ato që thuhen. Kam grua dhe 3 fëmijë”.

Megjithatë, avokati i dy femrave deklaron se futbollistët ushtruan dhunë fizike dhe i kërcënuan dy femrat, nën efektin e alkoolit, por nuk ka pasur abuzim seksual.

Boka ka deklaruar se do të presë përfundimin e hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online