Një skandal i ri ka plasur te Barcelona dhe këtë herë lidhet me një prej figurave legjendare të këtij klubi, që ka punuar prej shumë vitesh. Albert Beniages ka pasur detyrën për të zbuluar talentet e rinjë katalanas dhe për t’i dërguar ata në La Masia, që të përgatiteshin për ekipin e parë. Suksesi më i madh i Beniages ka qenë zbulimi i Iniestës, që i atribuohet këtij personi.
Beniages do të rikthehej sërish te Barcelona me fitoren e zgjedhjeve nga ana e Laportës. Por klubi e shkarkoi vetëm pak ditë më parë dhe jo pa arsye. Drejtuesit e skuadrës kishin zbuluar se media spanjolle “Ara” do të publikonte disa të dhëna tronditëse që do t’i hidhnin akoma më shumë baltë skuadrës që ndodhet në krizën totale.
Por çfarë zbuloi kjo media? Deri në vitet 1990, Beniages ka abuzuar me të paktën 60 fëmijë që kërkonin të bëheshin futbollist të mëdhenj të Barcelonës. Ai i ka detyruar që të masturbohes.hin në grup, ta shihnin teksa lahej në dush dhe njëkohësisht i ka detyruar që të prekin organin e tij gjenital.
Nuk mbaron me kaq, pasi shpeshherë Beniages vendoste që t’i merrte fëmijët e La Masia në shtëpi duke u vendosur një kasetë që transmetonte filma për të rritur, që të krijonte shfaqjen e përbashkët. Mbi këto akuza, Beniages ka pranuar se ka pasur mas.turbim në grup të lojtarëve të vegjël, por kurrsesi që t’i ketë prekur. /Sport Ekspres/