“Ka dalë nga laboratori sekret që nxjerr lojtarë jo normal”, tjetër media e huaj shkruan për Armando Brojën: Do ishte marrëzi të dyshonit te…Cobham!

Armando Broja po rrëmben vëmendjen e mediave të huaja me statistikat e tij dhe formën e treguar në Premier League. Sulmuesi shqiptar do të zbres në fushë kundër Arsenalit në ditën e nesërme, ndërsa ka arritur të shënojë në 3 ndeshje nga 4 të mundshmet ku e ka nisur si titullar.

Këtë herë është “Breakingthelines” që e analizon Brojën në të gjitha veçoritë e tij, tekniko-taktike. Gjithashtu kjo media tregon se çelësi i suksesit të këtij sulmuesi është toka nga ka dalë, Cobham, për më tepër që e quan si një laborator që nxjerrë lojtarë jo normalë dhe të klasit të lartë për Chelsean.

“Mund të thuhet shumë për Cobham. Për ata që nuk e dinë se çfarë është Cobham, është një laborator sekret diku në Londrën Perëndimore që nxjerr futbollistë të nivelit elitar dhe që duken jo normal. Megjithatë, me gjithë seriozitetin, lavdërimet nuk mund të shkojnë në një drejtim të vetëm. Stafi stërvitor, infrastruktura, klubi dhe vetë lojtarët meritojnë të gjithë lëvdata të barabarta.

Linja e gjatë e lojtarëve të Cobham që ka shpërthyer në skenën e Premier League është mjaft e madhe. Fituesit e Ligës së Kampionëve të Mason Mount, Reece James, Callum Hudson-Odoi, Tammy Abraham dhe Andreas Christensen janë më të famshmit në qarqet e Chelsea.

Si përfundim, nëse Armando Broja luan më shpesh në Premier League, nuk ka dyshim se ai do të tregojë përmirësim ndeshje pas ndeshje. Të bësh gol 3 herë në 480 minuta dhe të jesh 19-vjeç nuk është diçka e vogël. Ndërsa kimia organike e Southampton-it përmirësohet, po ashtu do të përmirësohet edhe prodhimi i Brojës. Mbani një sy për të, në fund të fundit, do të ishte marrëzi të dyshonit te Cobham”, shkruhet mes të tjerash në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online