Tronditen shpresat e Mezanit për kampion, Kosova mund ta vendosë në tavolinë

Gjilani është një nga ekipet që lufton për titullin kampion në IPKO Superliga, ku renditen në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Ballkanit. Por shpresat e Mezanit për t’u shpallur kampion këtë sezon kanë nisur të tronditen. Kjo për arsyen se titulli mund të vendoset në tavolinë. Arsyeja është se hapja në Kosovë nga masat e marra për të parandaluar përhapjen e vrullshme të Koronavirusit do të jetë më e largët, pasi ky i fundit ka hyrë më vonë në këtë vend. Ndërkohë qeveria duket e qartë në vendimin e saj për të mos lejuar as stërvitjet individuale përpara 1 qershorit.

Një situatë e tillë e bën edhe thuajse të pamundur përfundimin në kohë të sezonit të lënë në mes. UEFA ka vendosur si afat përfundimtar datën 2 gusht për të gjitha federatat anëtare, të cilat duhet të kenë dorëzuar emrat e fituesëve dhe atyre që do të sigurojnë një biletë për Kupat Europiane. Në këto kushte, vetë sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë me dije se nëse stërvitja nuk nis në maj, atëherë Federata do të detyrohet të mbyllë kampionatin në tavolinë.

Lojtarët duhet të zbresin në fushën e lojës për të luajtur takimet e mbetura në javën e parë të qershorit, ndërsa kanë nevojë që stërvitjet t’i nisin 14 ditë përpara, në mënyrë që të arrijnë formën e tyre. Por nëse qeveria e Kosovës nuk ndërron mendje shpejt, diçka e tillë do të kthehet në një mision të pamundur dhe Mezani duhet të presë sezonin pasardhës për të synuar titullin kampion me Gjilanin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online