Tronditen anglezët, “Wembley” mund të shitet

Çfarë ndodh nëse një super milioner kërkon të blejë një simbol të futbollit? Varet nga shifra, apo jo? Diçka e tillë po ndodh në Angli, sepse pronari i Fulamit, Shahid Kam, kërkon të blejë stadiumin legjendar “Wembley”.

Në këtë stadium luan prej një shekulli kombëtarja angleze dhe zhvillohen edhe finalet e Kupave, si dhe finalet e ndeshjeve play-off deri në divizionin e katërt, me ndeshje mbresëlënëse dhe spektatorë pa fund, aq sa ka pasur ndeshje të kategorisë së katërt me 60.000 tifozë.

Megjithatë, Federata Angleze po tundohet, sepse oferta në tryezë është 800 milionë sterlina dhe një shifër e tillë mund të investohej te futbolli i fëmijëve dhe zhvillimi që tek amatorët.

Khan zotëron edhe klubin e NFL-së amerikane Jacksonville Jaguars dhe plani i tij është që të sjellë futbollin amerikan në Europë, duke bërë që Wembley të përdoret për ndeshjet e NFL-së, ndërsa kombëtarja angleze do të paguajë qira, ose do të detyrohet të shkojë në stadium tjetër për të luajtur.

Natyrisht, lajmi ka bërë shumë zhurmë dhe debati është i madh, me shumë njerëz që nuk e duan këtë ndryshim, duke parashikuar edhe ndërrimin e emrit të stadiumit për arsye sponsorizimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *