Troisi drejt Pogradecit me makinë private, Bylisi e pezullon

Bylisi u nis drejt Pogradecit sot për t’u grumbulluar te hotel “Milenium” 24 orë para sfidës, por diçka e pakëndshme ka ndodhur me ballshiotët. Në kohën kur skuadra ishte nisur, Marselo Troisi, i cili ka ardhur si drejtor sportiv në Ballsh, së bashku me portierin Xhorxheviç dhe bashkëshorten e këtij të fundit kanë udhëtuar me makinë private, veç skuadrës pa lejen e klubit dhe presidencës.

Menjëherë klubi është vënë në dijeni dhe ka marrë masa, duke i pezulluar Troisin dhe portierin Xhorxheviç. Nuk dihet kush ja ka komunikuar këtë vendim portierit Xhorxheviç për të udhëtuar në mënyrë private, nëse e ka bërë me kokën e vete apo ka qenë një vendim i Troisit, por që është në shkelje të plotë me rregulloren e brendshme të klubit. Klubi pasi u ka komunikuar pezullimin ka vendosur që të grumbullojë portierin e tretë, Gazmir Çepele, i cili do të jetë në krah të Dramollit sot për të mbrojtur portën në prag të transfertës me Pogradecin. Nga sa kemi komunikuar me zyrtarë të klubit, ata bëjnë me dije se është e njëjta histori si edhe ka ndodhur me “gardianin” Stivi Frashëri pak vite më parë. Klubi, ndër të tjera ka theksuar se kurrë nuk do të pranojë gjeste të atillë që dëmtojnë imazhin e skuadrës, por jo vetëm kaq, kërkon që kushdo që përfaqëson Bylisin të sillet në mënyrë profesionale.

“Nuk duam turistë në skuadër, kemi nevojë për sa më shumë profesionalizëm”, – ka qenë reagimi i zyrtarëve të Bylisit dje, në një kohë kur Troisi dhe Xhorxheviç kanë thyer rregulloren.

Kujtojmë që braziliani Troisi, ka ardhur te Bylisi gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e stafit dhe më shumë është angazhuar me merkaton. Për ndeshjen me Pogradecin ai ka qenë i pezulluar, pas ndëshkimit në sfidën me Tomorin. Nuk dihet se çfarë masash do të marrë klubi për Troisin dhe portierin Xhorxheviç në analizën që do të zhvillojë nesër, nëse do të mjaftohet me pezullimin e djeshëm, apo mund të ketë edhe të tjera masa më të ashpra, si për Troisin ashtu edhe “gardianin” Xhorxheviç.

Formacioni i mundshëm: Dramolli, Buzi, Shoshi, Bella, Hoxhaj, Çukuka, Luiz Henrikue, Zisi, Murataj, Mahmutaj, Granado. Trajner: E. Miço. E.Saliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online