“Trishtimi më i madh do jetë i juaji”, Ibrahimoviç i druhet pensionimit: Më shijoni tani, sepse nuk do shikoni një të dytë si mua

Zllatan Ibrahimoviç ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës “play off” për Kupën e Botës kundër Republikës Çeke. Vitet rëndojnë mbi supet e sulmuesit suedez, që e ndjen pensionimin afër.

I pyetur në lidhje me momentin kur do i duhet të varë këpucët në gozhdë, Ibra përgjigjet në mënyrën e tij, duke mos e harruar spektatklin në deklarata, megjithëse e pranon se i druhet faktit se i duhet të heqë dorë së afërmi nga futbolli profesionist.

“Trishtimi më i madh do të jetë i juaji, pasi nuk do të më shikoni më mua. Duhet ta shijoni tani, sepse nuk do të shikoni më një të dytë si mua“, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online