Zllatan Ibrahimoviç ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës “play off” për Kupën e Botës kundër Republikës Çeke. Vitet rëndojnë mbi supet e sulmuesit suedez, që e ndjen pensionimin afër.
I pyetur në lidhje me momentin kur do i duhet të varë këpucët në gozhdë, Ibra përgjigjet në mënyrën e tij, duke mos e harruar spektatklin në deklarata, megjithëse e pranon se i druhet faktit se i duhet të heqë dorë së afërmi nga futbolli profesionist.
“Trishtimi më i madh do të jetë i juaji, pasi nuk do të më shikoni më mua. Duhet ta shijoni tani, sepse nuk do të shikoni më një të dytë si mua“, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Sport Ekspres/