Zekirija Ramadani nuk është më trajneri i Trepçës ’89. Fatale për trajnerin kampion ishte humbja 2-1, pësuar sot, ndaj Vllaznimit.
Një disfatë e rëndë, e dyta në 4 ndeshje, me kampionët që janë shumë larg formës së sezonit të shkuar, ndaj klubi ka marrë masa urgjene.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Trepçën ’89. Lajmin ma konfirmoi presidenti i klubit pas përfundimit të ndeshjes. U dëshiroj fat dhe sukses futbollsitëve”, deklaroi Ramadani pas ndeshjes për Super Sport Kosovën.