Treguan rezultatin e ndeshjes me Partizanin, pas takimit reagojnë nga Atletic Escaldes vetëm…8 tifozë!

Partizani arriti të fitonte në transfertë me Atletic Escaldes me shifrat 0-1 dhe është me një këmbë në turin e tretë të Conference League. Kjo nuk mjaftoi për tifozët dhe opinionin sportiv. Përtej emrit të kundërshtarit dhe faktit se ishte Buducnosti që e eliminoi nga Champions League duke e mundur 0-3 në transfertë, një rrufe ra papritur në ekipin e Andorrës.

Trajneri u shkarkua dhe pas tij ishin 8 lojtarë të rëndësishëm që i bën të ditur klubit se do të largoheshin. Në këto kushte, u mendua një fitore e thellë e Partizanit. Nuk rezultoi kështu, me lojën që ishte kaotike dhe pa shumë ide për të dalë te goli.

Modestia e madhe e klubit të Andorrës tregohet edhe në rrjetet sociale. Pas mbylljes së ndeshjes, faqja zyrtare e klubit ka treguar rezultatin e këtij takimi. Në këtë postim të ekipit ka pasur vetëm 9 reagime me “pëlqime” nga tifozët e Andorrës, mes të cilëve 1 ishte shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online