“Tregu në Kosovë po na prish planet”, drejtori Matko: Sa mendojmë një lojtar për Vllazninë, i vjen oferta dyfish dhe trefish më e lartë

Vllaznia do të marrë një fytyrë krejtësisht të re për sezonin e ardhshëm, pas ndryshimit të kryesisë së klubit dhe organikës së ekipit. Disa futbollistë që kanë qenë kryesorë deri tani te shkodranët kanë zgjedhur të largohen, ndërsa të tjerë priten që të marrin vendin e tyre.

Por për këta të fundit ka një problem, shumë të madh madje. Drejtori Matko Djermati është shprehur në një intervistë për “Star Plus TV” se tregu në Kosovë po i prish shumë punë shkodranëve. Sapo mendohet një lojtar për t’u marrë dhe për t’u arritur marrëveshja, menjëherë vijnë ofertat nga ekipet në Kosovë që janë gati dyfish apo trefish më të mëdha, duke prishur garën në një farë mënyre. Por pavarësisht kësaj, Djermati shprehet optimist se do të ndërtohet një ekip cilësor dhe konkurrues për sezonin e ardhshëm.

“Lojtarët që ishin vjet… kemi shumë vështirësi për të mbyllur kontratat, me çdonjërin prej tyre. Kemi dy javë që punojmë dhe është vërtet shumë e vështirë. Trajneri kërkoi me ngulm që të dalim në stërvitje me këtë organikën që kemi tani. Na duhet koha dhe nuk e kemi në fakt.

Tregu në Kosovë na prish çdo plan, me çdo lojtar që kemi ne në plane apo kemi diskutime, ata marrin oferta dyfish apo trefish nga ajo që ofrojmë ne. Çdo ditë kemi dy-tre opisione, refuzime patjetër, por jam optimist që do të kemi një ekip cilësor. Unë jam shumë optimist, jap maksimumin tim, punoj 12 orë në ditë. Nuk kam qejf fare që të shoh se çfarë ka ndodhur përpara, por se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Djermati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online