Kristjan Asllani është treguar profesionist deri në fund dhe nuk prish atmosferën te Interi në këto momente delikate. Mesfushori shqiptar i është gëzuar arritjes kundër Milanit, teksa zikaltërit kanë shkuar në finale e Champions League.
“Bravo djema, jemi në finale”, shkruan Asllani në “Instagram”. Pavarësisht se ka marrë shumë pak minuta në këtë sezon, ndryshe nga çfarë ka merituar, Asllani qëndron i heshtur dhe kokëulur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/