E bujshme/ Shamanët heqin mallkimin e tyre në Afrikë, tani Guardiola mund ta fitojë Champions League

Guardiola është trajneri më i komentuar i momentit, por i mungon suksesi i Champions League. Duke parë investimet e bëra te Manchester City, drejtuesit nuk mund të kënaqen kurrsesi me “Premier League” dhe kërkojnë me patjetër fitimin e “Champions League”.

Në këtë drejtim Guardiola po vazhdon që të “dështojë me sukses”. Por sa herë që ky trajner largohet nga ky kompeticion bënë jehonë të madhe edhe deklarata e agjentit të Yaya Toure, Dimitry Seluk. Teksa pretenduan një raczëm nga ana e Guardiolës, si arsyeja kryesore se përse lihej mesfushori në fjalë jashtë ekipit, do të vinte edhe deklarata e guximshme e menaxherit të Toure në vitin 2018:

“Jam i sigurt që shumë afrikanë me besimin e tyre shaman nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë “Champions League” në të ardhmen. Do të jetë si mallkimi afrikan për Guardiolën. Koha do ta tregojë nëse kam të drejtë apo jo”.

Shamanizmi është një praktikë fetare që besohet në Azi dhe Afrikë, ndërsa deri tani koha po i jep të drejtë menaxherit të Yaya Toure për “bastin” e hedhur me Guardiolën.

Por së fundmi situata ka ndryshuar, mallkimi është hedhur poshtë. Ishte vetë Seluk që e tha para mediave.

“Dua të kërkoj falje për këtë çështje. Mendoj se ka ardhur koha që ky hidhërim të marrë fund. E di që Yaya ndihet njësoj sepse ai nuk i uron Cityt asgjë tjetër veç sukses. Mund të them se magjia është thyer nga shamanët dhe mendoj se City do ta fitojë Champions League nën drejtimin e Pep”, tha Seluk. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online