Tregohet edhe gjendja e Brojës pas dëmtimit! Reja habit me krahasimin: Nëse Italia do të kishte rastet e Shqipërisë, do të shënonte 5-6 gola

Reja ka dalë në konferencën për shtyp pas humbjes në mbrëmjen e djeshme kundër Italisë me shifrat 1-3. Trajneri italian ishte i kënaqur me mënyrën sesi u paraqit ekipi, veçanërisht në pjesën e dytë, por jo me konkretizimin e rasteve.

“Na vendosën shumë në vështirë në pjesën e parë, në të dytën krijuam ne më shumë dhe meritonim të paktën një gol më tepër. Goli i tretë na demoralizoi pak, por krijuam 5 raste. Pësuam shumë në pjesën e parë.

Nëse Italia do të kishte krijuar rastet e Shqipërisë, do të na shënonin 5-6 gola. Mendoj se performanca ishte e duhura.
Broja?

Mori një goditje, është i dëmtuar, nuk e di nëse do të jetë gati për Armeninë. Por nuk është ndonjë gjë serioze, kështu e mendoj. Kavilja e tij ishte mjaft e fryrë”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online