“Tregohem shumë i ashpër me veten se e di çfarë jam i aftë të bëj”! Armando Broja i jep të drejtë trajnerit të Chelsea: Kam folur shumë me Pochetino-n

Armando Broja arriti të shënonte në ndeshjen mes Chelsea dhe Preston. Ky ishte goli i parë për 2024 dhe njëkohësisht goli i parë pas kthimit nga dëmtimi për sulmuesin shqiptar. Në një intervistë për mediat britanike, Broja ka treguar edhe disa detaje nga marrëdhënia e tij me trajnerin Pochetino.

“Kam pasur shumë biseda me trajnerin. Ndjeva se po kaloja një periudhë mjaft të vështirë duke u kthyer nga lëndimi. Duke qenë jashtë ekipit për kaq shumë kohë dhe duke mos qenë i përfshirë, mund të them se u ndjeva i mërzitur me gjithçka që po ndodhte. Sapo u ktheva, po ndihesha shumë më shumë si vetja. Ende ndjej se ka shumë për të ardhur nga unë. Dhe, siç thotë Pochetino, unë mund të kem gjuhën e trupit tim më pozitive.

Ndonjëherë jam pak i ashpër me veten. Kjo sepse pres shumë nga vetja dhe e di se për çfarë jam në gjendje të bëj. Trajneri thjesht po përpiqet ta heqë atë peshë nga supet e mia dhe të liroj veten pak. Po përpiqem ta marr atë këshillë, sepse Pochetino më ka ndihmuar çdo ditë. Më duhet vetëm të buzëqesh më shumë dhe të jem pak më pozitiv”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online