Tre penallti të humbura, 120 minuta dhe nuk ka ruletë ruse! Kievo për Seria A, me një shpikje italiane

Kievo dhe Empoli e kanë mbyllur çerekfinalen e “Play-Off” në Itali me shifrat 1-1. Një ndeshje e veçantë kjo pasi janë rregjistruar tre penallti të humbura, nga të cilat dy për Empolin. Xhorxheviç gaboi penalltinë e vetme të Kievos në minutën e 56, duke i hequr mundësinë për gjetjen e avantazhit. Ndërkohë në minutën e 87 ishte CIcireti që u bë gati për të festuar pasi ishte vetëm 11-metra larg dërgimit të Empolit në gjysmëfinale. Por një tjetër gabim e dërgoi këtë ndeshje në 120 minuta.

Atje do të regjistroheshin dy golat, nga një për secilin ekip dhe një tjetër penallti e humbur nga La Mantia në minutën e 104 te Empoli. Pasi 120 minutat janë mbyllur në barazimin 1-1, fati i ekipit të kualifikuar nuk është vendosur me ruletën ruse, por me një rregull tërësisht të çuditshëm që vjen nga Italia. Kievo është ekipi që kaloi më tej pasi gjendej një pozicion më sipër në renditjen e kampionatit që lamë pas në Serie B, duke e dërguar Empolin në shtëpi dhe duke shkuar në gjysmëfinale ndaj Spezias, për t’u afruar më tepër me Serinë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online