“Dua që mami im të mos pastrojë më shtëpitë”, adoleshentja shqiptare që theu rekordin në Greqi

Nga Klaudio Ndreca

Elina Zhengo, është kjo adoleshentja shqiptare në Greqi që ka fituar vëmendjen e dashurinë e të gjithëve. Një 20-vjeçare ndryshe nga të tjerat, me këmbë në tokë dhe duke arritur suksesin që e ka dërguar në qiellin e shtatë për një sekondë të vetme. Kjo pasi Elina theu rekord botëror për 20-vjeçarë në hedhjen e shtizës teksa përfaqësoi Greqinë.

Gëzimi ikën shpejt pasi adoleshentja i ka vendosur një tjetër qëllim vetes, që të vazhdojë me nivelet e larta dhe mamaja e saj të mos pastrojë më shtëpi në vendin fqinj. Kur pyetet për kombësinë e saj, Elina shprehet se ndihet më tepër greke sesa shqiptare, pasi është lindur dhe rritur në atë vend. Këtu ka vend edhe për një tjetër diskutim, për faktin se vuajtjet e ulin edhe patriotizmin. Pra në një familje që diskutohet mbijetesa dhe kalohen pafundësisht peripeci nga vendi i origjinës, edukimi me frymën kombëtare nuk mund të jetë ai i dëshiruari.

“Karta ime fituese është besimi te vetja. Kam një nerv që nëse diçka më hyn në mendje, nuk del prej andej nëse nuk e përmbush me sukses. Jam shumë e përqendruar në atë që bëj. Kam lindur në Selanik dhe jam rritur në Kallikratia. Të dy prindërit i kam me origjinë shqiptare. Si ndihem më tepër? Shiko, kam lindur në Greqi dhe jam rritur këtu, shkova në shkollë këtu. Jam edhe greke, edhe nga Shqipëria. Por më shumë ndihem greke sepse kam jetuar tërë jetën time këtu.

Sapo e kuptova që vendosa rekordin, shkova menjëherë të përqafoja trajnerin, ndërrova këpucët dhe thirra prindërit. Mamaja e priste dhe besoi shumë te mua. Pastaj prindërit e mi kanë kaluar shumë. Ata u hodhën nga gëzimi. Gëzimi i tyre është gjithçka për mua. Ishte e gjitha për ta sepse kanë kaluar shumë vështirësi.

Babai im ka qenë oficer policie në Shqipëri dhe nëna ishte mësuese. Kur erdhën në Greqi për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe nëna ime po pastronte shtëpitë. Dhe akoma e bën një gjë të tillë. I kam premtuar se nuk ka për ta bërë më atë punë. Dua të mbërrij në atë pikë që me performancat e mia të bëj mjaftueshëm para që ajo të mos punojë më kurrë”, u shpreh Zhengo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online