Sadio Mane ka arritur një akord me Bayern-in e Munich-ut për një kontratë 3 vjeçare. Sulmuesi senegalez ka edhe 1 vit kontratë me Liverpool-in, por pas humbjes së finales së Uefa Champion League-s, ai u dha lamtumirën tifozëve dhe kërkoi largimin që këtë sezon. Mane kërkoi një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, por klubi e cilësoi të lartë dhe nuk u arrit një akord.
Për 30 vjeçarin erdhën 3 oferta nga PSG, Barcelona dhe Bayern, por ai vendosi të transferohet në Gjermani. Akordi midis lojtarit dhe klubit është arritur për një kontratë 3-vjecare dhe janë në pritje të një akordi me Liverpool-in. Sadio Mane ka shënuar 120 gola dhe ka dhënë 48 asiste në 269 ndeshje pas trasferimit nga Southamptoni për shifrën 41 milion euro./Elio Hajdari-Sport Ekspres/