Tre gola në tre ndeshje/ Skuka ka sinqeritet në intervistë: Nuk më “rritet mendja”, prisja më shumë gola nga vetja sot

Partizani ka arritur një tjetër fitore në drejtim të Kolelës. Këtë herë të kuqtë kanë mundur me shifrat 0-1 Bylisin. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 29 me një skemë nga goditja e dënimit, që dukej se ishte provuar shumë herë në stërvitje. Da Silva nisi një top të bukur për te Skuka, që gjeti rrjetën dhe menjëherë tregoi se ishte gol me tru.

Sulmuesi kishte humbur një mundësi të artë që në minutën e 3 për të shënuar. Kështu do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën Bylisi kishte një mundësi të artë për të shënuar. Qardaku la në vend Bitrin me një driblim të bukur në të 64, por goditja e tij shkoi thuajse ngjitur me shtyllën. Kështu Partizani arrin që të marrë 9 pikë në 3 javët e para të Superiores.

Ndërkohë tronditja e madhe erdhi nga Egnatia kundër Lacit në transfertë. Ekipi i Tetovës nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit për të shënuar. Me nisjen e pjesës së dytë, De Large do të përfitonte nga vendosja e gabuar te Laci për të gjetur golin e vetëm të takimit që do t’i jepte tre pikët Egnatias në transfertë. Në të 72 do të vinte goli tjetër nga De Larg, që u anulua pasi Musta ishte në pozicion jashtë loje në nisje të aksionit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Skuka: “Tre ndeshje në tre gola? E kam parashikuar normalisht një nisje të tillë, mendova në fakt se sot do të shënoja më shumë se një gol. Rasti i humbur me Saburtalon? Ka ikur tani, sigurisht që jam i përkushtuar më tepër me punën tani, stërvitjen. Rasti te goli? Vetëm njëherë e kishim provuar dhe na doli. Nuk jam tipi që më rritet mendja nga vlerësimet”.

Bellai: “Dua t’i përgëzoj djemtë. E kanë parë Partizanin në sy dhe treguan se nuk ka diferencë të madhe në nivel. Kjo është Superiorja, Egnatia fitoi sot kundër Lacit dhe Kastrioti mundi Kukësin. E kemi humbur përqendrimin vetëm te ai momenti i golit. Lojtarët e Partizanit kanë më shumë eksperiencë, kjo u vu re”.

Vukicevic: “Kemi pasur disa probleme para kësaj ndeshje, kishim mungesa, por kjo nuk është për t’u justifikuar. Ata luajtën më të bashkuar, ishin ekip shumë i vështirë. Po mbroheshin me pesë lojtarë dhe nuk kishte asnjë hapësirë të vetme. Prandaj po përpiqeshim që të luanim më tepër nga krahët. Siç të thashë humbëm një ndeshje pasi nuk na lanë asnjë hapësirë. Vetëm 15 minutat e fundit më kanë pëlqyer. Edhe vitin e kaluar kemi humbur me Egnatian, shpresoj të mos jetë një Deja Vu si vjet”.

Tetova: “Është çlirim i madh kjo fitore. Pavarësisht se kemi humbur më parë, kemi parë shumë mundësi para porte dhe njëkohësisht kemi zhvilluar lojë shumë të mirë. Ndeshja ishte me dy tablo. Kishim problem me gjuhën me lojtarët brazilian pasi nuk dinë as anglisht. Nuk isha shumë i zoti për të komunikuar me ta, por në dhomat e zhveshjes i shpjegova gjithçka. E kemi pasur ndeshjen në kontroll”.

Kolela: “Jam i kënaqur me 9 pikët në 3 ndeshjet e para, por sot nuk kemi bërë ndeshje të mirë, madje asgjë nuk më ka pëlqyer. Nuk më pëlqeu skuadra. Në pjesën e parë ishim deri diku mirë, në pjesën e dytë nuk ishim mirë, nuk më pëlqeu asgjë, asgjë, asgjë. Goli i parë? Ishte skemë e provuar disa herë në stërvitje, disa herë kishte shkuar dhe disa herë jo. Mund të përmirësohemi më tepër. Përgjegjësi kryesor jam unë kur gjërat nuk shkojnë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online