Në Shqipëri shtyhen ndeshje për shumë arsye, nga më të ndryshmet, ama do ishte mirë që të vendosje një rregullore ndoshta, ku të parashikoheshin saktësisht rastet ku një sfidë e Superiores po themi, të jetë në ato kushte ku nuk mund të luhet. Laçi-Skënderbeu u shty për një arsye që nuk është shumë e zakontë, kjo për shkak se nuk u gjet një stadium, ama ka dhe stadiume që nuk mund t’i mbyllin dot dyert as 24 orë.
Në Fushë-Krujë, do të luhen 3 ndeshje në 5 ditë. Të mërkurën dhe të dielën do të luajë Kastrioti, ndërsa të shtunën është skuadra e Ilirisë që do e përdorë këtë stadium. Terreni i stadiumit të Fushë-Krujës nuk është dhe aq perfekt sa të presë tre ndeshje në kaq pak kohë.
Mos ndoshta është dhe këtu nevoja për të shtyrë ndonjërën nga takimet? Mbete tpër t’u parë por vështirë se do të ketë ndonjë ndryshim. Ky është dhe një tregues tjetër se sa shumë probleme ka futbolli shqiptar me mungesën e terreneve sportive, pasi na duhet që t’i shfrytëzojmë në maksimum ato pak fusha apo stadiume që kemi.