Monako po përjeton një ndër sezonet më të dështuar të viteve të fundit aktualisht. Momentalisht, ekipi nga principata është me shtatë pikë diferencë nga zona e rënies nga kategoria, por disa muaj më parë rrezikonte seriozisht.
Pas fillimit katastrofik, në krye të skuadrës erdhi një emër i njohur si Tierri Henri, me ish-futbollistin që niste karrierën e tij si trajner. Puna e francezit nuk zgjati shumë, pasi rezultatet mbetën thuajse të njëjta.
Pas tre muajsh, Henri u shkarkua dhe në krye u rikthye Leonardo Zhardim, me këtë të fundit që e riktheu disi në shina ekipin. Tashmë, kur kanë kaluar disa muaj nga shkarkimi i Henris, raportohet se ish-sulmuesi është paguar plot 25.5 milionë euro nga Monako, për shkak të prishjes së kontratës.
3? mois sur le banc.
2?5?,5? M€ de revenus.
Rentable.Top 5 des entraîneurs les mieux payés : https://t.co/bugqKoUjzW#SalairesDesStars pic.twitter.com/AQoMepzXeH
— france football (@francefootball) April 1, 2019
E pabesushme, por e vërtetë. Në punën e tij të parë si trajner, Tierri Henri ka përfituar plot 25.5 milionë euro, në vetëm tre muaj. Thënë me pak fjalë, francezi ka përfituar 8.5 milionë euro në muaj, që do të thotë se është trajneri më i paguar në Botë, nëse i marrim në bazë të pagës mujore…