Tre kushtet e vendosura nga Ilir Daja te Partizani, kërkon “dorë të lirë” për ta kthyer në nivele të larta

Ilir Daja është dëshira e tifozëve të Partizanit për të marrë skuadrën, duke ditur mjaft mirë historinë e karrierës së këtij tekniku që ka marrë suksesin kudo që ka shkuar. Stoli i radhës ku do të ulet me shumë gjasa do të jetë ai i të kuqëve, ndërsa gjithçka do të marrë formë me mbylljen e këtij kampionati.

Nga Lerda te Sormani, në krahun e Partizanit janë të bindur se italianët nuk duhet të sillen më në skuadër për të drejtuar. Të paktën edhe për disa kohë, sa shija e hidhur e zhgënjimit të këtij sezoni të kalojë, pasi kjo dashuri e drejtuesëve të kryeqytetasve me trajnerët italianë nuk mund të shuhet kaq lehtë.

Sipas asaj që raporton “Ballkanweb”, Daja ka vendosur tre kushte paraprakisht. Më kryesorja është përgjigja që do të jap Gjykata Federale për Skënderbeun, ku nëse do të rezultojë negative për ta, atëherë trajneri do të largohet. Gjithashtu Daja kërkon të marrë stafin e tij te Partizani, me Bozhiqin si një mjeshtër për të stërvitur portierët. E fundit, por jo nga rëndësia, është që trajneri që aktualisht drejton korçarët kërkon “dorë të lirë” në merkato për të vendosur vetë gjithçka sa i përket largimeve dhe afrimeve në merkato. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online