Skuadra e Vllaznisë ka zyrtarizuar afrimet e Ndriçim Shtubinës dhe moldavit Maksim Çojoçaru. Futbollisti shkodran rikthehet te Vllaznia duke firmosur një kontratë 1-vjeçare.
Moldavi Çojoçaru është lëvizja surprizë e Vllaznisë. 19-vjeçari aktivizohet si mesfushor dhe vjen nga kampionati moldav, ku sezonin e kaluar është aktivizuar me Çodro Lozovës. Çojoçaru është i treti futbollist i huaj që i bashkohet Vllaznisë në këtë merkato pas maqedonasve Gligorov dhe Ristevski.
Krahas dy afrimeve të mësipërme, klubi ka njoftuar dhe arritjen e rinovimit me mesfushorin shkodran Florind Bardulla, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm.
Ditën e nesërme e ekipi i drejtuar nga Mirsad Junuz niset drejt qytetit të Ohrit ku do zhvillojë fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri.