Tre afrimet e para kanë ardhur te ekipi i Luzit, me trajnerin Oltijon Kërnaja që nuk kërkon të humb më shumë kohë. I ndërgjegjshëm se futbollistët duhet të përshtaten sa më shpejt me grupin tjetër të lojtarëve të Luzit, zgjedhjet e para kanë mbërritur menjëherë. Këtu flitet për Kevin Myslymin, futbollistin që më herët ka qenë pjesë e Vorës.
Për të vazhduar me Kujtim Alcanin, ish-futbollistin që më herët ka qenë pjesë e Dinamos dhe Internacionalit. Ndërkohë zgjedhja e fundit është Rivaldo Bakaj, një prodhim i akademisë së Tiranës që do të pasurojë më tepër organikën e Luzit, për të arritur objektivat e saj në këtë sezon. /Sport Ekspres/