Trashi: Kartoni më emocionoi. Reagimi? Nuk i jam lutur njeriu aq shumë!

 Lorenc Trashi është mungesa e madhe e Partizanit në derbin e sotëm. Mëngjarashi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në ndeshje kundër Flamurtarit pas një faulli ndaj Emiljano Mustës. Para mikrofonit të “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, lojtari i Partizanit foli për episodin që i mohoi derbin dhe kundërshtarin”.

TIRANA –  “Çdo lojtar ose trajner mund të bëjë rolin sikur nuk ka presion, por në derbi presioni është i pashmangshëm. Tirana po kalon një moment të mirë dhe në derbi nuk ka nevojë për të motivuar lojtarët”

FAULLI – “Shumë vetë thonë se faulli im ka qenë karton i verdhë, por nuk i bashkohem këtij opinioni pasi ishte minuta 13-të dhe kishim 6 lojtarë të tjerë në mbrojtje. Reagimi erdhi për shkak të emocioneve”.

REAGIMI PAS KARTONIT KUNDËR FLAMURTARIT – “Doja shumë të isha pjesë e derbit. Kurrë nuk i jam lutur aq shumë ndokujt sa arbitrit në ato momente”.

POZICIONI “Kam në pozicione më të avancuara, por mendoj që ky është viti im më stabël te Partizani. Mendoj që kemi alternativa. Idrizaj e bën shumë mirë këtë rol dhe më zëvendëson shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *