“Transplant ilegal”, reagon Erik Abidal

Sot në Spanjë bëri bujë publikimi i një skandali, me përgjime telefonike të ish-presidentit të Barcelonës Sandro Rosell, i cili pranonte se kishte paguar për të blerë në të zezë një mëlçi për transplantin e Erik Abidalit, kur ky ishte futbollist i Barcelonës dhe iu zbulua një tumor.

Tani Abidal ka reaguar në Twitter në lidhje me këtë lajm.

“Ndihem i detyruar të komunikoj shqetësimin dhe trishtimin tim për lajmin e sotëm për një transplantin e mëlçisë që aludohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Për respektin që kam për familjen time, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që kanë provuar diçka të tillë, do doja të kërkoja falje për përmbajtjen aspak dinjitoze të lajmeve të sotme.

“Kushëriri im Zherard ka dhuruar mëlçinë e tij për të shpëtuar jetën time dhe i jam vërtet mirënjohës. Procedurat dhe protokollet janë ndjekur tërë kohën dhe ekziston i gjithë dokumentacioni për ta provuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *