Ka vetëm pak muaj te Lacio, gjigantët spanjollë piketojnë Elseid Hysajn për krahun e djathtë të mbrojtjes

Elseid Hysaj ishte lojtari i parë që Lacio transferoi në merkaton e verës për të nisur kështu projektin e ri me Sarrin. Por edhe pse vetëm pak muaj me ngjyrat bardhekaltër, për mbrojtësin shkodran kanë nisur të bien kambanat e merkatos. “Tuttomercatoëeb.com“ raporton se Atletiko Madridi ka piketuar pikërisht lojtarin e Kombëtares shqiptare për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Kieran Tripier u largua në drejtim të Njukastëllit, prandaj gjigantët spanjollë shohin Elseid Hysajn si zëvendësuesin ideal të tij. Mbrojtësi shqiptar duket se pëlqehet nga Diego Simeone, teksa nuk është hera e parë që emri i tij lakohet për një transferim te Atletiko e Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online