Transferimi surprizë i Interit vë në rrezik Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar mund të humbasë Champions-in

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interi ka befasuar në ditën e fundit të merkatos, duke prezantuar Klasenin si afrimin më të ri në skuadër. 30-vjeçari vjen si një përforcim në mesfushë, një repart që duket i mbingarkuar. Sipas mediave italiane, nga burime brenda klubit është konfirmuar se holandezi do të jetë pjesë e listës së zikaltërve për Champions League.

Ky fakt vë në rrezik Kristjan Asllanin. Inzagi tashmë duhet të lërë jashtë listës së Champions-it njërin mes mesfushorit shqiptar dhe Sensit. Asllani shihet si një nga talentet më të mëdha në Serinë A, por nuk po merr besimin e duhur nga Inzagi, i cili edhe në këtë sezon të ri ka vendosur ta lërë në stol në ndeshjet e zhvilluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *