Transferimi Skukës bën jehonë, media sllovene: Dikur kushtonte 1 milionë euro, tani zëvendëson Vipotnikun

Xhuliano Skuka është lojtari më i ri i Mariborit. Sulmuesi shqiptar është huazuar për një sezon në kampionati slloven, duke qenë se nuk po arrinte të fitonte hapësirat e duhura te Metz-i. Transferimi i ish-lojtarit të Partizanit ka bërë jehonë në Slloveni, teksa mediat kanë nxituar të njohin opinionin sportiv me Xhuliano Skukën.

“Nogo Mania” ka hapur artikullin e saj me titullin: “Maribori solli një sulmues të ri: Xhuliano Skuka dikur kushtonte 1 milionë euro, tani do të zëvendësojë Zan Vipotnikun”. Më tej media në fjalë shkruan se Skuka është preferuar nga Maribori për të zënë vendin e Vipotnikut pas largimit të këtij të fundit, që ishte edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Gjithashtu, media sllovene tregon edhe karrierën e sulmuesit shqiptar, që arriti majat me Partizanit, duke u shitur te Metzi për 1.5 milionë euro./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online