Transferimi i vitit/ Mosha nuk përbën rëndësi për t’u shndërruar në model, apo jo…Simon Simoni?

Në mbylljen e këtij viti 2022, është koha për të reflektuar dhe menduar. Cila ka qenë një prej arritjeve më të mëdha për produktin e futbollit shqiptar? Padyshim që Simon Simoni, i cili ka bërë transferimin e vitit. Më parë jemi mësuar me lojtarë si Myrto Uzuni apo Amir Rrahmanin që hap pas hapi ngjisnin shkallët e karrierës përpara se të shkonin në kampionatet më të mira të Europës. Ernest Muci dhe Jurgen Celhaka nisën që t’i hiqnin disi trarët e vendosur duke kaluar nga Tirana te Legia e Varshavës.

Por Simon Simoni ishte njeriu i parë që kaloi tërësisht i lirë, pa i sjellë asnjë problem pasaporta shqiptare. Nga Dinamo që aktualisht ndodhet në Kategorinë e Parë do të shkonte në Bundesligë te Frankfurti. Zakonisht thuhet se për t’u shndërruar në model duhet të kesh vite eksperiencë mbi shpatulla dhe “thinjat” të kenë filluar të dalin sadopak, por ja ku jemi në rastin e një 18-vjeçari që po kthehet në model për fëmijët në Shqipëri me rrugën që ndoqi në karrierë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online