Transferimi i rëndësishëm për ish-lojtarin e Skënderbeut, bashkohet me vëllain në ekipin e Kroacisë

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Suad Sahiti, ka bërë një transferim të rëndësishëm. Sulmuesi është bashkuar me ekipin e Sibenikut në Kroaci, atje ku do të kërkojë kulmin e karrierës së tij për të provuar edhe tentativën e fundit për të mbërritur në kampionatet më të forta, pasi mosha 26-vjeçare nuk flet më në favorin e këtij futbollisti.

Gjithmonë është përfolur si një talent i madh, ndërsa mbërritja te Sibeniku do e bëjë më të lehtë edhe për përshtatjen, pasi do të gjejë vëllain e tij, Ermir Sahiti. Ky i fundit që mbron fanellën e Shqipërisë ka shpërthyer në disa ndeshje gjatë këtij sezoni në elitën e Kroacisë, por pa mundur të mbajë vazhdimësinë. Sa i përket Suadit, kontrata e re është firmosur deri në 2023. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online