Transferimi i Pjaniçit dhe Chiesa-s nën hetim, Prokuroria e Milanos vë në shënjestër menaxherin shqiptar

Prokuroria e Milanos ka çelur një hetim që përfshin 11 klube të Serie A dhe asaj B. I implikuar në këtë çështje është edhe agjenti i njohur shqiptar, Fali Ramadani. Ky i fundit dyshohet të ketë shmangur pagimin e taksave në territorin italian si dhe të ketë pastruar paratë.

Prokuroria po heton transferimin e Pjaniçit nga Juventusi te Barcelona dhe kalimin e Chiesa-s nga Fiorentina te Juventusi. Gjithashtu së bashku me Ramadanin po investigohet edhe menaxheri Pietro Chiodi. Deri në këto momente është kërkuar informacion nga 11 klube italiane dhe në vijim mbetet për tu zbuluar verdikti përfundimtar i drejtësisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *