Transferimi i madh vjen nga Formula 1/ Lewis Hamilton shkon te Ferrari, do të jetë së bashku me Charles Leclerc

Bomba e transfertave në fillim të shkurtit, por jo nga bota e futbollit, por nga Formula 1. Një muaj para fillimit të sezonit të ri të Formula 1, mediat kryesore që ndjekin ngjarjet në cirkun më të shpejtë në botë transmetojnë lajmin se Leëis Hamilton ka përfunduar një transferim të jashtëzakonshëm.

Nga viti 2025, Hamilton do të jetë në një makinë Ferrari me të cilën do të nënshkruajë kontratë, por detajet për këtë nuk dihen. Hamilton ka një kontratë me Mercedes deri në fundin e vitit 2025, por klauzola thotë se ai mund të largohet nga ekipi nëse dëshiron edhe para skadimit të kontratës.

Pra gjithçka është e hapur për britanikun dhe tashmë po shkruhet se marrëveshja me Ferrarin mbetet vetëm çështje formaliteti. Sipas informacioneve jozyrtare, më i afërti për të qenë shok skuderie i Hamiltonit është Charles Leclerc, të cilin Ferrari nuk dëshiron ta lërë të largohet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online