Transferimet më të shtrenjta, ja ku pozicionohet Ronaldo

Kristiano Ronaldo është pa diskutim lëvizja e kësaj merkatoje, së paku deri në këto momente. Portugezi u largua për shifrën e 105 milion eurosh, duke qenë blerja më e shtrenjtë në Seri A. Më parë bardhezinjtë kishte shitur Pol Pogban tek Mançester Junajtitd, për të njëjtën shifër. Nëse bëjmë një listë me emrat me transferimet më të shtrenjta, pa diskutim kalim i Nejmar tek PSG është ai që zë vendin e parë me plot 222 milion euro.

Sërish PSG është skuadra që ka kryer transferimin e dytë më të shtrenjtë, pasi mori Kilian Mbape për 180 milion euro. Në vendin e tretë është transferimi i Filipe Kutinjos nga Liverpul tek Barcelona, për shifrën e 120 milion eurosh. Më pas vijnë me radhë Dembele, Pogba dhe Ronaldo në shifrën e 105 milion eurosh.

Në 4 vendet e fundit është transferimi i Bejlti nga Totenhem tek Real Madrid për shifrën e 100 milion eurosh, për të shkuar te transferimi i Ronaldos nga Junajtitd tek “galaktikët” për 94 milion euro.

Në dy vendet e fundit janë Higuain dhe Lukaku, të cilët respektivisht kanë kushtuar nga  90 dhe 85 milion euro.

Nejmar nga Barcelona tek PSG për 222 milion Euro

 

Mbape nga Monako tek PSG për 180 milion Euro

Kutinjo nga Liverpul tek Barcelona për 120 milion Euro

Dembele nga Dortmund tek Barcelona për 105 milion Euro

Pogba nga Juventus tek Mançester Junajtitd për 105 milion Euro

Ronaldo nga Real Madrid tek Juventus për 105 milion Euro

Bejl nga Totenhem tek Real Madrid për 100 mijë Euro

Ronaldo nga Mançester Junajtit tek Real Madrid për 94 milion Euro

Higuain nga Napoli tek Juventus për 90 milion Euro

Lukaku nga Everton tek Mançester Junajtit për 85 milion Euro

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *