Ledian Memushaj ende në udhëkryq. E sigurt është që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Peskarës, duke qenë se tashmë ka vendosur largimin dhe ia ka bërë të qartë presidentit Sebastiani dhe trajnerit Zdenek Zeman. Por, ku do të shkojë mesfushori i kombëtares? Ka dyshime, oferta, interesime, por edhe pëlqime.
Në një anë, mesazhe konstante me ish ndihmës trajnerin e Shqipërisë, Paolo Tramexani, që e do te Sioni pas Burim Kukelit, ndërsa në anën tjetër, Benevento, e sapongjitur në Serinë A, është gati ta huazojë me detyrim pagese në fund të sezonit,në rast se arrin një numër ndeshjesh të caktuara.