Largimi nga Lugano dhe firma me Luganon për të drejtuar Sionin pritej të ishte hapi deçiziv, por kampionati nuk ka nisur ashtu si duhet për skuadrën e tij, duke qenë se rezultatet nuk flasin në favorin e tij. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit, prej korrikut në stolin e klubit zviceran, nuk po kalon një periudhë të lumtur edhe për shkak të rezultateve aspak bindëse të skuadrës, e cila fitoi dy ndeshjet e para të kampionatit, por që atëherë nuk ka arritur të dalë nga fusha me tri pikët. Dhe, kritikat tashmë janë shtuar, sidomos nisur nga fakti që shumë kërkesa në merkato iu plotësuan, ose teka si afrimi i Lenjanit dhe Kukelit, dy shqiptarëve. Pikërisht të dy dje gabuan totalisht, teksa suksesi 3-2 i Grasshoper është mëse i merituar. Me këtë humbje, duket se këtë vit mund të rrezikohet edhe mbijetesa.