Nga Strumica në Bergamo, Berisha “i pakalueshëm”!

Përballë Sasuolos, duhen dy super pritje të gardianit kuqezi për të t’I dhënë fitoren e parë në kampionat skuadrës së tij, Atalantës. Vëmendja te Evertoni: Duam të bëjmë figurë të bukur

Nga Anton Cicani

Nga Strumica në në Bergamo janë plot 1500 kilometra, por për Etrit Berishën është sikur të jenë vetëm një çast. Jo sepse ai fluturon me shpejtësi supersonike dhe mund të jetë në dy vende në të njëjtën kohë. “Titi” është i njëjtë, i jashtëzakonshëm, në fund. Kështu, ato 15 orë udhëtim që mund të jenë, kthehen në disa sekonda. Aq sa duhet për të bërë hedhjen e duhur dhe për t’i thënë “jo” dy golave të sigurtë: në fillim është Raguza ai që tenton portën e Atalantës, më pas Açerbi. Dy goditje të neutralizuara nga gardiani prishtinas, i cili tregon edhe njëherë se trajneri Gasperini bëri mirë që i kërkoi klubit të rikonfirmohej numri “1” i kombëtares së Shqipërisë, ashtu sikurse Panuçi menjëherë i kthehu çelsat e portës, sapo mbaroi pezullimi.

Dhe, nëse dje nota e tij në shumë portale ishte 7,5 dhe thuajse më e larta e skuadrës bluzi, atëherë një shpjegim duhet të ketë. Administrim i rregullt për minutat e tjera, deri sa ndërhyrjet e tij sollën dhe duartrokitjet e “Atleti Azzurri d’Italia”, stadium ku ai nga ndeshja në ndeshje po tregon siguri dhe pjekuri.  “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, nuk ishte aspak e lehtë kundër Sasuolos, që luan mjaft mirë futboll”, tha ai për “TuttoAtalanta.it”, teksa më pas shton dhe se fitorja 2-1 ka ardhur në një fushë të rënduar nga shiu dhe koha e keqe mund të kishte ndikuar, por… “nuk mund ta kishim këtë justifikim, edhe pse më duhet ta pranoj se kur kaluam në disavantazh nuk ishte e lehtë, duke ditur kushtet atmosferike”.

Europa – Ishte 5 korriku i vitit 2012 dhe Etrit Berisha ishte ende një portier i panjohur për shqiptarët. Vishte fanellën e Kalmarit dhe do të debutonte në Europa League, kundër Kliftonvill, skuadra irlandezoveriore. Luhej pikërisht në tokën e Xhorxh Bestit, teksa në ndeshjen e kthimit, në Suedi, portieri nga Prishtina do të realizonte edhe me 11-të metërsh… Nga ajo ditë, paraqitjet e tij në Europa League janë plot 17 të tilla, me dy skuadra, teksa në mesjavë do të vijë një tjetër paraqitje, këtë herë, përballë Evertonit të Uejn Runit, që eliminoi Hajduk Splitin e Memollës në play off. Berisha është gati, më shumë se kurrë tani: “Do të jetë një emocion i madh për të gjithë ne, duam që të bëjmë një figurë sa më të bukur”.

Numrat – Kjo ishte fitorja e parë për të, teksa te goli i realizuar nga Sensi ishte i pafajshëm, edhe pse topi i kaloi poshtë këmbëve. Nuk është se ka nisur aq mirë sezoni, sa i përket pësimit të golave, sepse janë pesë në tre ndeshje, teksa sezonin e shkuar e mbylli me 26 gola të pësuar, në 26 ndeshje të zhvilluara.

Praktikisht, mesatare me 1 gol për ndeshje, teksa këtë sezon jemi në një mesatare të lartë, por sigurisht që bergamaskët kanë ndryshuar fizionomi loje dhe intepretues, pas largimeve të Kontit, Kesit, Galjardinit e kështu me radhë. Por, nëse hedhim një sy në paraqitjet e Berishës në Europa League, vetëm katër janë humbjet në 17 ndeshje të luajtura. Një bilanc mëse pozitiv i portierit të Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online