Një tjetër detyrë e rëndësishme i është besuar trajnerit shqiptar, Ergys Luga. Ky i fundit pas punës në Shqipëri, atje ku drejtoi edhe Kamzën, u nis për një aventurë krejtësisht të re. Fillimisht duke marrë në zotërim të ardhmen e Shenzenit, pasi u bë pjesë për të stërvitur grupmoshat e kësaj skuadre.
Së fundmi Luga ka njoftua edhe bashkëpunimin me Federatën Kineze të Futbollit. Këta të fundit i kanë ofruar një vend si trajner në Kombëtaren Rajonale të qytetit të Shenzhenit. Një mundësi e mirë kjo për t’u rritur edhe më tepër në detyrë, ndërsa Luga nuk e fsheh kënaqësinë në rrjetet sociale: “Është nder dhe privilegj të punoj në një nga Federatat më të mëdha të globit. Pikërisht në ditën e ditëlindjes ishte dhurata më e bukur që kam marrë. Pas një viti të lodhshëm në Kinë, puna shpërblehet”, shkruan Luga. /Sport Ekspres/