Trajneri Sadedini nis punën, Bylisi i kërkon Limajt të rikthehet

Pak ditë më parë Bylisi fitoi gjyqin me mesfushorin Vesel Limaj. Nga sa u konstatua, klubi ballshiot ishte treguar korrekt karshi lojtarit, i cili në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të plotë të rregullores është stërvitur me Kukësin, ndërkohë që ka pasur kontratë me Bylisin. Por jo vetëm kaq, edhe pas fitimit të gjyqit, mesfushori bën me kokën e vet dhe vijon stërvitjen me kuksianët. Klubi ballshiot e ka pritur lojtarin që të rikthehet, por duket se Limaj po bën me kokën e vet. Në të tilla kushte, kur lojtari vijon të shkelë me të dyja këmbët kontratën, natyrisht që edhe sanksionet për të do të jenë të mëdha.

Përgatitjet – Nën drejtimin e trajnerit Dritan Sadedini, i cili dje është prezantuar edhe para skuadrës, ballshiotët kanë nisur nga puna menjëherë. Ballshiotët tashmë mendojnë për ndeshjen me Tiranën dhe synimi është që të fitohet kjo sfida, që luhet të dielën në orën 14:00. Duke qenë se është kryendeshja e Grupit B, ballshiotët do të kenë mbështetje të mëdha edhe nga tifozët, që pritet ta mbushin stadiumin “Adush Muça” në fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *