Egnatia heterogjene, asnjë lojtar vendas

Janë vërtet për t’u përgëzuar paraqitjet e deritanishme të Egnatias. E ardhur nga Kategoria e Dytë si kampione e sezonit të kaluar, madje prej një mungese të gjatë në Kategorinë e Parë, skuadra rrogozhinase e “vrau” shpejt ndrojtjen dhe frikën e përfaqësimit. Duhet pohuar se kanë qenë shumë dinjitoze, si në lojëra ashtu dhe në rezultate. Te kjo skuadër vërtetë nuk ka “yje” të mirëfilltë, por ka disiplinë, dëshirë e vullnet për të dhënë e marrë më të mirën. Ndër gjërat që bie në sy tek Egnatia, ndryshe nga vera e vitit të kaluar ku ishin afruar disa lojtarë (kryesisht të rinj) nga qyteti i Rrogozhinës, është se aktualisht në listën e futbollistëve që janë aktivizuar në kampionat për këto 15 javë nuk ndesh me emrin e asnjë futbollisti vendas. Në fakt Egnatias nuk është se i ndodh për herë të parë kështu. Edhe në shumë sezone të tjera është shfaqur e njëjta dukuri, ku kanë vërshuar në ekip lojtarë me origjinë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe lojtarë të huaj. Momentalisht Egnatia mund t’i gëzohet faktit se ka vërtetë një pozicion komod në renditje, duke qenë i dyta. Por duke vështruar perspektivën e skuadrës, futbollit rrogozhinas patjetër.

I lipsen dhe talentet e dala nga ky qytet. Edhe trajneri që drejton me shumë përkushtim është nga Burreli, por në ndihmë të tij në pankinë gjen dy emra që kanë shkrirë tërë sakrificat e tyre dikur si ish-futbollistë shumë potencialë. Ermir Gosa, si mesfushor e sulmues klasi, si dhe Agron Aliu, në rolin e trajnerit të portierëve, ky si një prej “kolosëve” të portës së Egnatias dy dekada më parë. Ky ekip që është kaq shumë “heterogjen”, nuk është se dekurajon. Edhe kështu bën futboll të mirë. Sportdashësit e pëlqejnë dhe e mbështesin shumë. Por fakti që ka nevojë të ketë në ekip edhe prurje nga ky qytet, në mos tani më vonë, duhet të shndërrohet në lajtmotiv për ardhmërinë e futbollit në këtë qytet.“Sport Ekspres” ka listuar lojtarët e Egnatia dhe nga vijnë ata. Fatmir Efica

 

Emri       Mbiemri    Roli       Origjina

Oltion     Haremi     P          Lushnje

Kadri      Birja      P          Tiranë

Jurgen     Vogli      Mb         Peqin

Andi       Bakiasi    Mb         Lushnje

Rudin      Nako       Mb         Fier

Klaudio    Rexhepi    Mb         Ersekë

Aleksandër Akinduro   Mb         Brazil

Viktor     Gjyla      Mf         Lushnje

Klodian    Melani     Mf         Peshkopi

Tedi       Baholli    Mf         Tiranë

Dejan      Dosti      Mf         Berat

Andi       Selimaj    Mf         Tiranë

Okelian    Baze       Mf         Lushnje

Beji       Anthoni    Mf         Nigeri

Henri      Okebuku    Mf         Nigeri

Wu         Jiangtao   Mf         Kinë

Lukas      Gomesh     S          Brazil

Vangjel    Mile      S          Berat

Kinslej    Agbodike  S          Nigeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online