Ky mund të jetë momenti i së vërtetës për Myrto Uzunin te Kombëtarja. Pasi ka shkëlqyer me skuadrën e Ferencvaroshit duke realizuar gola dhe teksa u kthye si protagonist për suksesin e mbërritjes së ekipit hungarez në grupet e “Champions League”, është momenti për të veshur fanellën e kuqezinjëve. I pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me Kumbullën, Uzuni është shprehur se fanella e Kombëtares i jep shumë ndjesi positive.
“Kam shënuar dy gola me shumë vlerë te Ferencvaroshi, por tani vij në Kombëtare dhe do të jap më të mirën. Për një futbollist është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur luan me fanellën e Kombëtares. Trajneri Reja ishte duke më uruar për paraqitjet e bëra te Ferencvaroshi dhe golat pasi ndjekin gjithçka. Nga më buron kjo energji? Nga sakrificat që kam kaluar dhe e vlerësoj stërvitjen dhe ndeshjen si të jetë e fundit. Unë ndihem më mirë në fushë me Keidin dhe Manajn pasi kemi që te U-21 bashkë”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/